Site icon Telegrafi

Dua Lipa shfaqet elegante dhe provokuese në kostumin e kaltër dhe metalik të “Versace”

Dua Lipa nuk mund të ngopet me pamjen e saj seksi me veshjet e koleksionit “Dua Lipa x Versace” të cilën ajo promovoi në klipin e saj të ri “Dance The Night”.

Duke publikuar disa fotografi në Instagram të enjten, këngëtarja shqiptare kishte veshur setin elegant me material të kaltër-metalik, i cili kishte një prerje në mes.

Koordinoja blu e shkëlqyeshme përbëhet nga një minifund dhe një xhaketë e ngushtë e prerë të cilën ajo e mbante të mbyllur, shkruan DailyMail.

“Do të jetoj në këtë dy pjesë të kromit blu deri në njoftimin e mëtejshëm”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografive.

“Dance The Night” do të shfaqet në kolonën zanore të filmit komedi të shumëpritur “Barbie”, ku luan Margot Robbie në rolin e kukullës ikonike, Mattel.

Me një stil prapaskenash jashtë mase, klipi muzikor fillon me Dua Lipën që mbërrin në shesh-xhirim në shi, e veshur me veshjen e saj të çmuar që ajo e ka dizajnuar bashkë me stilisten Donatella Versace.

Ajo më pas ndryshon pamjen dhe nga një kombinim blu i kromit, shfaqet me një mini fund dhe bluzë të shkurtuar për pjesën tjetër të videos muzikore – e cila u publikua javën e kaluar.

Por me postimin e saj në Instagram, ajo u jep 88.2 milionë fansave dhe ndjekësve të saj një vështrim nga afër të dy pjesëve të mrekullueshme.

Lipa dhe Versace punuan ngushtë për të dizajnuar koleksionin e femrave Versace High Summer ‘La Vacanza’.

Pas javësh bisedimesh dhe promovimi, koleksioni i ri debutoi në Kanë të Francës të martën, më 23 maj, gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.

Koleksioni u vu në dispozicion në dyqan dhe në sajtin Versace.com menjëherë pas shfaqjes, sipas Billboard.

Vetëm tre ditë më vonë, kënga e saj “Dance The Night” debutoi së bashku me klipin e saj elektrizues. /Telegrafi/

 

Exit mobile version