LAJMI I FUNDIT:

Drunjtë parandalojnë astmën

Drunjtë parandalojnë astmën

Një studim i realizuar së fundmi nga shkencëtarët amerikanë, ka treguar se fëmijët të cilët jetojnë në vende ku ka drunj do të sëmuren më pak nga astma.

Shkencëtarët nga Universiteti Columbia në New York, kanë llogaritur se nëse në një sipërfaqe prej një kilometër katrorë ka 343 drunj, atëherë rreziku i fëmijëve (të moshave ndërmjet katër dhe pesë vjet) për të fituar astmën, është më i vogël për 25%.

Sipas këtij mendimi, drunjtë ndikojnë pozitivisht në kualitetin e ajrit dhe njëkohësisht i nxisin fëmijët për aktivitet fizik.

Vetëm në SHBA, ndërmjet viteve 1980 dhe 2000, numri i fëmijëve me astmë është dyfishuar, sidomos në vendet urbane. Ndërsa në New York astma është shkaktari kryesor i shtrirjes së fëmijëve nën moshën 15-vjeçare në spital. Astma te fëmijët njujorkezë është e përfaqësuar me 3% të numrit të përgjithshëm të tyre.


Në bazë të këtij studimi të publikuar në revistën, Journal of Epidemiology and Community Health, shkencëtarët u kanë rekomanduar autoriteteve që deri në vitin 2017 të mbjellin miliona drunj në New York.