Site icon Telegrafi

Droni kamikaz i ukrainasve fillimisht gjurmon dy ushtarët rusë – më pas përplaset në ta

Një dron kamikaz ka gjurmuar ushtarët rusë në fushëbetejë dhe më pas është përplasur në ta.

Bëhet fjalë për dron kamikaz që fillimisht gjurmoi ushtarët rusë që tentonin të fshiheshin, dhe më pas u përplas në ta duke shpërthyer eksplozivi që ishte në të, transmeton Telegrafi.

Forcat e armatosura ukrainase kanë publikuar pamjet e dy ushtarëve rusë, që “zhduken nga faqja e dheut” kur i godet droni kamikaz.

Lexo po ashtu “Babi është në shtëpi” – momenti kur ukrainasi befason vajzën dhe të birin me rikthimin në shtëpi, për herë të parë nga fillimi i luftës në Ukrainë

Sulmet të tilla me dronë kamikazë, ukrainasit po i përdorin çdo herë e më shumë, dhe po konsiderohet si një prej metodave më efektive në luftën kundër forcat pushtuese ruse.

Ushtria ukrainase vazhdimisht publikon video të aksioneve në fushëbetejë, dhe informon opinionin për humbjet që i shkaktojnë forcave pushtuese si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake. /Telegrafi/

 

Exit mobile version