Operatorët ukrainas të dronëve po vazhdojnë me sulmet e tyre ndaj makinerisë luftarake ruse.
Ata me dronët kamikaz po hedhin në erë tanke, mjete të ndryshme të blinduara e madje edhe sisteme raketore, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, një dron tjetër poashtu kamikaz hodhi në erë një tank të ushtrisë së Putinit, i cili pandërprerë po shtinte në drejtim të pozicioneve të ushtrisë ukrainase.
Ai fillimisht lokalizohet dhe më pas droni i vërsulet me shpejtësi dhe përplaset në të, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm që shkatërroi tankun.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, operatorët e dronëve kanë luajtur një rol të veçantë në fushëbetejë. /Telegrafi/