E dërguara e Departamentit të Shtetit për çështjet e shëndetit të grave dhe njëkohësisht aktorja e famshme, Fran Drescher, po qëndron në një vizitë në Kosovë.
Drescher, e cila ka mundur kancerin e gjirit, Fran Drescher, po qëndron në Kosovë në kuadër të një turneu për vetëdijesimin e grave për efektet e kësaj sëmundjeje. Ajo u bën thirrje femrave kosovare që të ngrenë zërin e tyre për të drejtat që kanë.
Në kuadër të turneut të organizatës "Cancer Schmancer", të cilën ajo udhëheq që nga koha kur kishte mundur sëmundjen e kancerit të gjirit në vitin 2000, Drescher erdhi në Prishtinë me një mesazh të qartë për të gjitha femrat kosovare:
"Ne jemi ato që mund të ndryshojmë gjithçka që ka të bëjë me rolin e femrës në shoqëri”, u tha ajo një grupi të grave deputete të Kuvendit të Kosovës.
"Ky është një shtet i ri, është një shekull i ri dhe është një agim i ri. Ne duhet të ngremë zërin dhe të vendosim se si duam ta kemi këtë shekull. Ne jemi ato që i sjellim njerëzimit jetën dhe mendoj se ne mund të largojmë paradigmën negative gjithkund", tha ajo.
Drescher foli për kohën në të cilën u ballafaqua me kancerin, për sfidat e saj në luftën kundër kësaj sëmundjeje, si dhe për përvojën e saj gjatë mjekimit të kancerit. Ajo theksoi nevojën e mbështetjes ligjore dhe financiare për femrat e prekura nga kanceri.
"Ne investojmë aq shumë para në sistemin juridik, në sundimin e ligjit dhe në ndalimin e krimit, sepse kriminelët ndonëse janë minoritet në shumicën e shoqërive, kanë ndikim mbi të gjithë. Pra, qeveritë mendojnë se ia vlen të shpenzojnë shuma të caktuara parash në këtë drejtim”.
“Në vendin tim të gjitha krimet kryhen nga 7 për qind të popullatës, ndërsa 93 për qind nga ne i bindemi ligjit. Por, me miliarda dollarë shkojnë në ndalimin e këtij 7 përqindëshi. Po e përdor këtë krahasim, sepse ndikimi i grave që vdesin në shtëpi në shoqëritë tona duhet të përputhet me vlerën e parave që investohen për të parandaluar këtë", tha aktorja Drescher.
Drescher njoftoi se turneun e saj do ta vazhdojë edhe nëpër disa vende të tjera, në mënyrë që t’i kontribuojë vetëdijesimit të grave për efektet e kancerit. Ajo propozoi organizimin e një fushate për vetëdijesimin dhe edukimin e qytetarëve për këtë sëmundje – fushatë në të cilën, sipas saj, do të mund të përfshiheshin dhe fytyra të njohura kosovare.
"Mendoj se mund të organizohet një fushatë që do të përfshinte televizionet, shtypin dhe radion, si dhe fytyrat e njohura në Kosovë, të cilat mund t’i kontribuonin një fushate për vetëdijesimin dhe edukimin e qytetarëve", theksoi ajo. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?