Dren Feka, fitues i çmimit “Talenti i ri i futbollit” te ekipi i Hamburgut

Gjatë afatit kalimtar të verës Valon Behrami u largua pa lënë ndonjë mbresë nga ekipi gjerman HSV Hamburg, për të kaluar në FC Watford, në premier ligën angleze.
Por një yll që duket se do të shndritë te kjo skuadër është i riu tjetër shqiptar, Dren Feka, transmeton albinfo.
Djaloshi vushtrrias këto ditë nga duart e portierit legjendar të Hamburgut, Toni Schumacher, mori çmimin si “Talenti i ri i futbollit” i vitit të Hamburgut.
Pas marrjes së këtij çmimi, ai u shpreh “Ky është një nder i madh për mua dhe unë jam shumë i lumtur”, citon dfb.de.
Dren Feka aktivizohet për U23 të Hamburgut, ndërsa në disa ndeshje ka luajtur edhe për ekipin e parë të HSV Hamburg.

Nga
Telegrafi
04/09/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































