Drejtori i Interit, Piero Ausilio këmbëngul se Romelu Lukaku duhet të fokusohet në fushë dhe të mos mendojë për një rikthim të mundshëm te Chelsea.
Sulmuesi belg është në huazim nga Blutë deri në fund të sezonit, por e ardhmja e tij në Stadio Meazza mbetet në dyshim.
Sulmuesi belg ka luftuar me lëndime në pjesën e parë të sezonit dhe ka shënuar tre gola në 13 paraqitje deri më tani këtë sezon.
“Ai (Lukaku) duhet të bëjë atë që ka bërë për disa muaj”, pohoi Ausilio.
“Ai ka punuar shumë pas lëndimit të tij. Ai është tërësisht i fokusuar në stërvitje dhe performancë. Unë mund të shoh përmirësime dhe ai është vërtet afër formës së tij më të mirë. Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ndeshjet e fundit. Të gjithë, jo vetëm ai, duhet të mendojnë vetëm për atë që ndodh në fushë”.
“Ne kemi folur tashmë me disa lojtarë për të ardhmen. Negociatat janë duke vazhduar me tre ose katër nga këta lojtarë dhe jam i bindur se së shpejti mund të ketë përditësime pozitive për disa prej tyre”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/