Site icon Telegrafi

Drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk vlerëson lartë strategjinë e Ford-it për veturat elektrike

Drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, ka komplimentuar strategjinë e Ford-it për veturat elektrike, duke thënë se në përgjithësi ajo është “e zgjuar”.

Musk iu përgjigj një postimi në Twitter që diskutonte marzhet negative neto të Fordit në automjetet e tij elektrike, duke deklaruar se marzhet janë gjithmonë të vështira për modelet e reja.

Për çdo veturë elektrike të shitur, Ford aktualisht humbet mesatarisht 40 për qind në fitime.

Shqetësuese është se fabrika Oval blu parashikohet të përmirësojë këtë diferencë negative me 20 për qind në të ardhmen.

Ndërkohë, Tesla bën një marzh bruto 15-25 për qind për çdo veturë elektrike që shet.

Sa i përket marzhit neto të Tesla-s, ai qëndron në afërsisht 10 për qind, shkruan Inside EVs, transmeton Telegrafi.

Ford së fundmi njoftoi një plan ristrukturimi prej 1.5-2 miliard dollarësh që do t’i ndihmojë në arritjen e përfimit me veturat e saj.

Ndoshta ndryshimi më i madh që po futet është një strukturë e re personeli. Ky ndryshim do të thotë se pjesa më e madhe e talentit inxhinierik të Ford-it të zhvendoset nga Azia dhe Evropa në SHBA.

Kjo nuk është hera e parë që Elon Musk tregon mbështetje për Ford. Në vitin 2021, Musk e uroi Fordin për lansimin e F-150 Lightning. Ai gjithashtu postoi me entuziazëm në Twitter për Mustang Mach-E pas prezantimit të tij në nëntor 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version