LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohet opozita, nuk pret që Kushtetuesja ta rrëzojë Thaçin (Video)

Dorëzohet opozita, nuk pret që Kushtetuesja ta rrëzojë Thaçin (Video)

Është bërë rreth një muaj prej kur partitë opozitare kanë deponuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim nga organi më i lartë kushtetues në vend rreth zgjedhjes së Hashim Thaçit në krye të shtetit më 26 shkurt.

Derisa presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi, po i numëron ditët deri në zyrtarizimin e tij në postin e presidentit dhe po planifikon një ceremoni madhështore në dy sheshet e Prishtinës në ditët e para të prillit, kushtetuesja ende nuk ka dalë me verdiktin e saj, raporton KTV.

Por, në një përgjigje për KTV-në nga kushtetuesja thuhet se kjo lëndë po trajtohet me prioritet.


“Kjo lëndë tashmë është duke u trajtuar me prioritet nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës. Vendimi do të merret brenda afateve ligjore dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, me nenin 43.3 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, si dhe me Rregulloren e punës së Gjykatës Kushtetuese. Sapo të merret vendimi, Gjykata Kushtetuese do të informojë me kohë opinionin dhe palët e përfshira në lëndë dhe vendimi do të publikohet edhe në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese.

Por, partitë opozitare thonë se pak a shumë dihet vendimi, e që sipas tyre, është refuzues. Se nuk i besojnë organit më të lartë kushtetues, opozitarët e patën thënë edhe në ditën kur e deponuan këtë kërkesë, më 4 mars.

Frashër Krasniqi nga Vetëvendosje thotë se i vetmi vendim i mirë nga kushtetuesja ishte ai për asociacionin që nuk e mori me vullnet të saj, por nga presioni qytetar.

Edhe për AAK-në vendimi pothuajse është i ditur, vetëm po presin të bëhet publik.

Në kërkesën e tri partive opozitare drejtuar kushtetueses është kërkuar masë e përkohshme ndaj çështjes që është objekt i kësaj procedure.

https://vimeo.com/160625688

Në trend Lajme

Më shumë
Grabitet nën kërcënimin e armës një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Grabitet nën kërcënimin e armës një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Kronika e Zezë
Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit për grabitjen e sotme, dyshohen për të njëjtën vepër edhe më 17 janar

Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit për grabitjen e sotme, dyshohen për të njëjtën vepër edhe më 17 janar

Kronika e Zezë
Sela: Albin Kurti po bën punën e

Sela: Albin Kurti po bën punën e "djallit", nuk është ai që e kam njohur

Politikë
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Lajme
Kalo në kategori