Jetëshkrimi i përkthyesit të njohur Gjon Shllaku është bërë publik nga mbesa e tij Josefina. Shkruar nga vetë shqipëruesi, ajo merr një tjetër vlerë në ditët tona.
Shllaku ishte vetëm 22 vjeç kur regjimi komunist e dënoi me 101 vjet burg, prej të cilave vuajti 11 nëpër burgje e kampe internimi. Shllaku u bë i njohur me përkthimin në shqip të “Iliadës” së Homerit, si dhe të veprave të Sofokliut, Euripidit, Virgjilit etj.
Vitet e fundit, Shtëpia Botuese “Gjonlekaj” në Shtetet e Bashkuara botoi librin “Duke kapërcyer pragun e shpresës”, një intervistë me Papa Gjon Palin e Dytë, e përkthyer në gjuhën shqipe nga Shllaku. Dramaturgu Fadil Kraja e ka quajtur përkthyesin helenisti më i madh shqiptar dhe një ndër më të mëdhenjtë në Evropë.
Ai solli në gjuhën e bukur shqipe kolosët e letërsisë botërore, figurat me të shquara të gjenisë botërore. Plot 100 mijë faqe të përkthyera nga ajka e letërsisë botërore dhe sidomos nga ajo letërsi, paraprirëse e të gjithë letërsive të tjera – letërsisë antike greko-romake.
Ne prag të 80-vjetorit të lindjes, gjatë një intervite për Zërin e Amerikës, Shllaku shprehej se në përgjithësi i kishte përmbushur dëshirat e veta krijuese, pasi kishte sjellë në shqip ”Iliadën” e Homerit së bashku me tragjeditë e Euripidit e të Sofokliut.
”Nuk e kam mendue se mund të jetoj kaq gjatë. Prandaj i kam dhânë gajret vetes me i krye këto punë përpara se me arritë në këtë kohë. Sepse në këtë kohë, që më duket se janë vitet e mia të tëpërta, që s’i kisha llogaritë, kam hy me bâ fjalorin diakronik latinisht-shqip që âshtë 65 mijë fjalësh”, ka thënë ai.
Pas viteve 90-të, Gjon Shllaku u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh”, me urdhrin “Naim Frashëri”, ”Pendën e Artë”, ”Diskun e Argjendtë”, si dhe u shpall ”Qytetar Nderi ” i Shkodrës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLufta e Koresë: Gjenerali amerikan që për pak nuk e nisi luftën bërthamore
Fadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
RADIO
Gjendja njerëzore
Viti 1982: Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë
"Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer" - reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës
Olmo ka dërguar një mesazh emocionues pas El Clasico dhe ka treguar qëndrimin e tij para tifozëve
Igli largohet nga Big Brother VIP Albania
“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania