Zëdhënësi i Vatikanit dhe zëvendësi i tij kanë dhënë dorëheqje me 31 dhjetor, thuhet në një deklaratë zyrtare.

Nuk janë dhënë arsyet e dorëheqjeve të Greg Burke dhe zëvendësit të tij, Paloma Garcia Ovejero.


Megjithatë, ky zhvillim ndodhë vetëm disa javë pasi Papa Françesku emëroi gazetarin Italian dhe mikun e tij, Andrea Tornielli, si redaktor kryesor të komunikimeve në Vatikan, transmeton Evropa e Lirë.