LAJMI I FUNDIT:

Dorëhiqet policja që u konfrontua me Bekir Asanin e BDI-së: Më kanë bërë padrejtësi

Dorëhiqet policja që u konfrontua me Bekir Asanin e BDI-së: Më kanë bërë padrejtësi

Policja Jasmina Angelleska, e cila para dy vitesh u lëndua derisa e bënte punën e saj – tërhiqte makinën e funksionarit të BDI-së Bekir Asani, për shkak të parkimit të parregullt, ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj në MPB.

Për këtë vendim ajo ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale, duke sqaruar se i është bërë padrejtësi nga të vjetërit, që ajo i quan “dëgjues ndaj partisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ajo në MPB ka punuar 18 vite.

“Pasi kjo është hera e parë dhe e fundit që publikisht të shkruaj për karrierën time në MPB, vendosa të postoj fotografi me uniformë të ilën e kam dashur shumë dhe e kam bartur 18 vite. Unë më nuk i takoj MPB-së. Më bënë padrejtësi, pasi ashtu deshën të vjetrit në MPB (sigurisht dikuj nuk i kam buzëqeshur), e jo se e kam bërë punën time. Ata të vjetrit për mua do të mbeten dëgjues të partisë”, shkruan mes tjerash policja Angelleska.


Ajo më tej thotë se ata që kanë dashur të punojnë, nuk janë lejuar.

“Çdo procedurë e jona ligjore ose çdo sukses ishte se a do të më reflektojë në karrierë, ose së paku të a do të më dërgojnë në procedurë disiplinore, atje ku shumica e inspektorëve të lartë nuk kanë përfunduar, pasi ata nuk gabojnë, ‘janë të mençur'”, shkruan ajo.

Ndryshe, pasi u sulmua nga zyrtari i BDI-së Bekir Asani, ajo vendosi ta padisë, por para dy vitesh Prokuroria vendosi ta hedh poshtë padinë e saj ndaj Asanit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori