Njëqind vjet më parë, me 28 qershor 1914, mijëra njerëz duke qëndruar dy anëve të rrugës kryesore në Sarajevë, pritnin ardhjen e Franc Ferdinandit, trashëgimtarin e fronit austro-hungarez. Në mesin e turmës, në pozita të ndryshme ishin vendosur Muhamed Mehmedbashiq, Vaso Qubriloviq, Nedelko Qabrinoviq, Cvjetko Popoviq dhe Trifun Grabezh. Ata kishin për detyrë ta vrisnin Franc Ferdinandin. Në mesin e këtij grupi, të gjithë anëtarë të organizatës Mlada Bosna, ishte edhe Gavrillo Principi. Ai, edhe pse i ri nga mosha, kishte një histori të begatshme të dhunës për të cilën gjë e kishin përjashtuar edhe nga shkolla. Ecte rëndë nga pafuqia e trupit të tij të sulmuar rëndë nga tuberkulozi, e cila sëmundje shihej edhe në sytë dhe fytyrën e tij. Por, Gavrillo, para se të vdiste, kishte vendosur që ta bënte një të mirë për Serbinë. Me një vrasje, natyrisht.
Kolona e automjeteve që e shoqëronte trashëgimtarin e fronit austro-hungarez kaloi pranë atentatorëve të cilët, që të gjithë, dështuan të kryenin “detyrën“. Të mposhtur si qyqarë nga dështimi, ata, si çdo kriminel, po kërkonin mënyrën e largimit nga vendi i ngjarjes. Por, mundësia e ikjes, siç e dinin, ishte minimale. Madje, Qabrinoviqi tentoi ta vriste veten, por nuk ishte i denjë ta bënte as këtë krim.
Kur mendohej se gjithçka mori fund dhe kur atentatorët po iknin si minjtë nga bukla, automobili i Franc Ferdinandit po kthehej nga ndërtesa e bashkisë. Atëherë ndodhi momenti që shënoi histori. Shoferi e kishte humbur rrugën. Si pasojë automobili u ndal mu para këmbëve të Gavrillos i cili ia kishte mbathur nga pozita e mëparshme. Kjo mjaftoi që ai instiktivisht të nxirrte revolen dhe ta qëllonte Franc Ferdinandin dhe gruan e tij Sofien. Dhe, siç thuhet, ajo që pasoi është histori sikur që janë edhe ngjarjet që i paraprinë këtij momenti.
Kongresi i Berlinit (1878) e zgjeroi territorin e Serbisë edhe përtej aspiratave të saja. Fuqitë e Mëdha, në një mënyrë, ia njohën Serbisë të drejtën për zgjerim të kësaj ëndrre. Si pasojë, Serbia nuk vonoi të planifikonte zgjerim territorial në drejtim të Bosnjë e Hercegovinës në Perëndim dhe në drejtim të Kosovës dhe Maqedonisë në jug.
Vrasja në Sarajevë ka qenë akt terrorist i planifikuar nga organizata serbe terroriste "Bashkim ose Vdekje", e cila organizatë ndryshe është quajtur edhe "Crna Ruka" (Dora e Zezë). Në realitet, vrasja e Franc Ferdinandit nuk ka qenë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisë serbe, pasi që "Dora e Zezë" ka vepruar në mënyrë të pavarur. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që qeveria serbe ka pas qëndrim miqësor ndaj Austro-Hungarisë. Që të dy vendet kanë pas pretendime territoriale ndaj njëra-tjetrës. Por, pasi që Vjena ishte superfuqi, ajo edhe printe me iniciativa.
Serbia, që nga krijimi e deri sot, është ballafaquar me dilemën e aleancës: me Perëndimin apo Lindjen (Evropën apo Rusinë)? Nga viti 1903 Serbia filloi t’i shmangej influencës austro-hungareze. Më parë, nën Obrenoviqët, të cilët mbanin aleancë me Austro-Hungarinë, serbët kishin hequr dorë nga kërkesat territoriale ndaj Austro-Hungarsisë dhe ushqenin vetëm ato në drejtim të shtrirjes në jug. Prandaj, kjo gjë nuk u pëlqente nacionalistëve serbë të cilët u rreshtuan pas "Dorës së Zezë", pasi që ata dëshironin shtrirje në të gjitha anët dhe lidhje më të fortë me vëllezërit e tyre rus. Ky ishte shkaku që terroristët e Dorës së Zezë më 1903 vranë në mënyrë më mizore mbretin e tyre Aleksandar Obrenoviqin dhe kthyen në pushtet dinastinë e karagjorgjeviqëve, e cila sipas disa fakteve, është me origjinë shqiptare.
"Mlada Bosna" (Bosna e Re) ka qenë organizatë që për anëtarë kishte studentë dhe rini radikale e përbërë nga shumë nacionalitete, por të cilën e dominonin serbët. Ajo në fillim ishte për çlirim të tokave të sllavëve të jugut dhe për krijim të një shteti jugosllav në të cilin do të rehatoheshin sllavët, siç ishin serbët, kroatët dhe myslimanët. Gjërat ndryshuan kur kjo organizatë ra nën "Dorën e Zezë" dhe kur kjo u bë organizatë nacionaliste serbe e udhëhequr nga oficerët serbë, Dragutin Dimitrijeviq Apisi dhe Vojislav Tankosiqi.
"Mlada Bosna" sot mund të krahasohet me organizatën "Vëllazëria Myslimane" në Egjipt e cila në fillim ishte organizatë e gjerë dhe bamirëse, por që më vonë infrastruktura e saj u zaptua nga myslimanët radikalë. Me fjalë tjera, "Mlada Bosna" u shndërrua në "Dorën e Zezë" apo në një Al Kaidë të sotme. Si shtesë, Apisi, i cili ishte tmerrësisht kundër Perëndimit, mund të konsiderohet si një Bin Laden serb i ditëve të fillimit të shekullit XX.
"Dora e Zezë" organizonte trajnime ushtarake të tipit të gueriles për serbët e Bosnjës, në mënyrë që ata individë, apo njësi guerile, të angazhoheshin në aktivitete terroriste në Bosnjë e Hercegovinë. Siç u pa, vrasja e Franc Ferdinandit është organizuar nga Apisi dhe Tankosiqi dhe u ekzekutua nga agjenti i "Dorës së Zezë" që ishte Gavrillo Principi.
Para fillimit të luftërave ballkanike (1912), "Dora e Zezë" ka ushtruar aktivitet politik (por edhe terrorist) edhe në Kosovë. Apisi, shefi i "Dorës së Zezë", sipas dokumenteve serbe, është takuar edhe me Isa Boletinin. Në këtë takim Apisi është munduar ta shndërrojë Isa Boletinin në aleat, por duket se nuk ka pas sukses. Megjithatë, ajo që dihet është se Isa Boletini ka shtruar një darkë të begatshme për "mysafirin".
Por, ajo që nuk është komentuar shumë është ngjarja që ka ndodhur pas darkës. Apisi është sëmurë rëndë dhe nuk është ngritë nga shtrati gjashtë muaj rresht. Mjekët në Serbi kanë konstatuar se sëmundja ka ardhur si rezultat i një virusi që është gjendur në qumështin e dhisë të cilin Apisi e kishte pirë me ëndje. Natyrisht, nacionalistët serbë edhe sot besojnë se ky ka qenë një akt i helmimit të qëllimshëm që ka bërë Isa Boletini ndaj Apisit.
Sidoqoftë, nëse ajo që mendojnë nacionalistët serbë është e vertet, atëherë Isa Boletini është dashur t’i jepte më shumë qumësht dhie Apisit. Në këtë mënyrë, të këqijat që do të ndodhnin në Ballkan dhe në botë do të ishin shumë më të vogla.
Vrasja në Sarajevë, e cila u bë shkas për një luftë të përmasave të mëdha botërore, në të cilën humbën jetën miliona njerëz, e ndryshoi edhe gjeografinë e Evropës, sidomos atë të Ballkanit. Serbët ishin ata të cilët e iniciuan këtë vrasje masive duke u thirrur në të drejtën e rregullimit të kufijve e cila gjë në fakt ishte tentim i tyre për ekspansion territorial pa ndonjë kriter.
Edhe pas kësaj lufte, por edhe pas të dytës me radhë, problemi i kufijve në Ballkan është ende aktual dhe i pazgjidhur. Janë përsëri serbët ata që shkaktojnë probleme në vendosjen e mirëfilltë të kufijve.
Kohëve të fundit në botë janë botuar vepra të panumërta historike në lidhje me këtë ngjarje që i parapriu Luftës së Parë Botërore. Shumica e këtyre veprave vrasjen në Sarajevë e kanë cilësuar si akt terrorist të kryer nga mendja dhe dora serbe. Pikëpamja e botës ka shënuar një ndryshim të konsiderueshëm në aspektin e kuptimit të drejtë të çështjes së Ballkanit.
Në Serbi nuk ka ndryshuar aspak qëndrimi ndaj fqinjëve që nga dita e vrasjes terroriste në Sarajevë. Beogradi ende e konsideron këtë vrasje si të drejtë dhe patriotike. Serbia, duke aplikuar të njëjtat metoda që i përdorte para një shekulli, ende e destabilizon Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën, duke mos e njohur realitetin dhe faktin e kufijve të rinj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje