LAJMI I FUNDIT:

Dominimi i dollarit nënkupton se tarifat nuk janë zgjedhja e vetme

Dominimi i dollarit nënkupton se tarifat nuk janë zgjedhja e vetme
Ilustrimi: Efi Chalikopoulou / FT

Burimi: The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com

Një javë tjetër dhe një valë tjetër kërcënimesh të çuditshme nga presidenti i zgjedhur i ShBA-së, Donald Trump. Të martën, ai premtoi të “vendosë tarifa shumë të larta ndaj Danimarkës”, nëse kjo e fundit nuk pranon t’ia shesë Grenlandën ShBA-së.

Pastaj, të mërkurën, raportet treguan se ai po shqyrtonte shpalljen e një emergjence kombëtare ekonomike për të vendosur sanksione tregtare ndaj disa shteteve.


Pa dyshim, së shpejti do të pasojë një tjetër raund kërcënimesh. Mirë se vini në një botë të merkantilizmit të zemëruar, ku politika e forcës mbizotëron.

Megjithatë, këtu ka njëfarë ironie. Në fjalimet e tij, Trumpi zakonisht përqendrohet në kërcënimet për tarifa që lidhen me mallrat e tregtuara. Por, ky nuk është domosdoshmërisht burimi kryesor i ndikimit të tij.

Në fund të fundit, siç vëren një raport i ri nga Global Capital Allocation Project (GCAP – një qendër kërkimore e përbashkët midis universiteteve të Stanfordit, Çikagos dhe Kolumbias), Kina është ajo që në fakt ka fuqi hegjemonike mbi prodhimin global, përmes dominimit të saj mbi shumë zinxhirë furnizimi.

Ndërkohë, Amerika ka fuqi hegjemonike në financë, përmes sistemit të bazuar në dollar. Ose, siç thotë GCAP: “Duke qenë se koalicioni i udhëhequr nga ShBA-ja kontrollon një pjesë dominuese të shërbimeve financiare globale, shpesh duke tejkaluar 80 ose 90 për qind në shumë vende, ky kontroll pothuajse total i sistemit financiar global i mundëson koalicionit të ShBA-së ta përdorë financën si një mjet detyrimi”.

Prandaj, pyetja që duhet të bëjnë tani investitorët globalë është: A do të përdorë ekipi i Trumpit këto mjete “detyruese” për të ndëshkuar rivalët apo për të bërë marrëveshje? Me fjalë të tjera, tarifat nuk janë zgjedhja e vetme – apo edhe kryesore.

Sigurisht, ky problem nuk është krejtësisht i ri: qeveria amerikane e ka përdorur monedhën e saj si armë, në nivel të shtuar në vitet e fundit, duke u përpjekur të përjashtojë armiqtë e perceptuar – si Irani dhe Rusia – nga sistemi financiar i bazuar në dollar. Gjithashtu, ka vendosur sanksione ndaj institucioneve financiare që sfidojnë këtë qasje. Marco Rubio, kandidati për sekretar shteti, ka shtyrë kompaninë amerikane të indekseve, MSCI, të përjashtojë grupet kineze.

Ekipi i Trump pothuajse me siguri do ta intensifikojë këtë qasje. Përveç kësaj, ai ka kërcënuar me hakmarrje kundër vendeve – si Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut – që mund të përpiqen të reduktojnë varësinë e tyre nga dollari duke nisur një monedhë të përbashkët.

Në Mar-a-Lago po qarkullojnë ide të tjera edhe më të habitshme. Scott Bessent, kandidat për sekretar të Thesarit, sugjeroi vitin e kaluar se bota po shkonte drejt riorganizimit sipas “Sistemit Breton Vuds”.

Kjo nënkupton se ai mund të synojë të rivlerësojë monedhat, kryesisht për të dobësuar dollarin dhe për të ndihmuar eksportuesit amerikanë. Kjo mund të përfshijë një përpjekje për të ripërsëritur Marrëveshjen Plaza të vitit 1985, kur Amerika detyroi të tjerët të pranonin një rivlerësim të tillë – një paralelizëm domethënës, duke qenë se dollari tani është pranë niveleve të peshës tregtare të vitit 1985, pas forcimit kundrejt jenit dhe renminbit.

Bessent gjithashtu ka sugjeruar që vendet që përfitojnë nga mbrojtja ushtarake e Amerikës duhet të detyrohen të blejnë më shumë borxhe në dollar, si një lloj marrëveshjeje reciproke. “A mund të përdoret një lloj diplomacie ku u drejtohesh [këtyre vendeve] dhe u thua se kemi këto obligacione ushtarake 40 ose 50-vjeçare [për të blerë]?” – tha ai, duke përmendur Japoninë, anëtarët e NATO-s dhe Arabinë Saudite.

Këto mund të jenë kërcënime boshe. Në mandatin e parë të Trumpit, retorika e tij shpesh ishte më e ashpër se veprimet e tij. Megjithatë, nëse ekipi i tij vendos të përdorë këto “mjete detyruese”, ato mund të kthehen në bumerang.

Për shembull, është e paqartë se si Uashingtoni mund të arrijë një Marrëveshje Plaza të re nëse Kina është e vendosur të nisë me devalvimet konkurruese. Për më tepër, sa më shumë që Trumpi përpiqet të përdorë dollarin si armë, aq më shumë kjo mund t’i shtyjë vendet e tjera të kërkojnë alternativa.

Në fakt, siç vërejti kohët e fundit një blog i FMN-së, tashmë ka shenja se shumë banka qendrore jashtë ShBA-së po diversifikojnë ngadalë rezervat e tyre larg dollarit – megjithëse me ritme shumë të ngadalta dhe modeste, duke filluar nga një bazë e lartë, dhe kryesisht duke kaluar drejt monedhave më të vogla.

Gjëja më intriguese është se GCAP vëren se midis viteve 2015 dhe 2022, pjesa e importeve të shërbimeve financiare të Rusisë, të kontrolluara nga ShBA-ja dhe aleatët, ra nga 94 për qind në 84 për qind – që do të thotë se “fuqia financiare e koalicionit amerikan mbi Rusinë u përgjysmua, duke kontribuar në efektin e zbehtë të sanksioneve të vendosura financiare”.

Kjo zbulon një pikë tjetër kyçe: me fuqinë hegjemonike, rëniet e vogla mund të kenë efekte të mëdha. Ose, siç thotë GCAP: “Lëvizja e pjesës nga 95 për qind në 85 për qind mund të shpërbëjë shumë pushtet, ndonjëherë po aq sa lëvizja nga 85 në 50 për qind”.

Në teori, kjo duhet ta shtyjë ekipin e Trumpit të jetë i kujdesshëm ndaj lëvizjeve radikale, veçanërisht duke pasur parasysh se “privilegji i tepruar” i Amerikës – pra, statusi i dollarit si monedhë rezervë – është ajo që i ka mundësuar vendit të mbajë deficite kaq të mëdha deri më tani. Mirëpo, në praktikë kjo mund t’i bëjë ata edhe më agresivë për të mbrojtur fuqinë e vet.

Në çdo rast, investitorët duhet të përgatiten për (në rastin më të mirë) paqëndrueshmëri të monedhave përpara se të arrihen marrëveshjet – dhe (në rastin më të keq) për një tronditje më të madhe financiare. Rreziqet ekstreme në tregje po rriten – jo vetëm për shkak të tarifave. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Magazina
Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu

Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu

Magazina
Pensionistët kërkojnë rritje pensioni dhe heqjen e kërkesës për paraqitje çdo gjashtë muaj

Pensionistët kërkojnë rritje pensioni dhe heqjen e kërkesës për paraqitje çdo gjashtë muaj

Lajme
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Lajme
Vatikani lejon homoseksualët të shërbejnë si priftërinj, Papa Françesku: Të jesh i tillë nuk është krim

Vatikani lejon homoseksualët të shërbejnë si priftërinj, Papa Françesku: Të jesh i tillë nuk është krim

Botë
A i parashikuan 'The Simpsons' zjarret në Los Angeles? Shpërndahet një episod që tregon skena të ngjashme me ngjarjen aktuale

A i parashikuan 'The Simpsons' zjarret në Los Angeles? Shpërndahet një episod që tregon skena të ngjashme me ngjarjen aktuale

Magazina
Kalo në kategori