Site icon Telegrafi

Domate të bluara pa zierje dhe pa konservues: Salcë e pandashme e pothuajse çdo tryeze!

Përdorni domaten në kohë dhe bëni një bazë të përsosur për gjellë

Domatet e bluara të vendosura në shishe janë zahireja më e vlefshme të cilën mund ta bëni këtë sezon. Do t’ju shërbejë si bazë për gjellë të shumta dhe nuk zihet!

Është e njohur që domatet janë zahire e shëndetshme, e cila, nëse zihet humb vlerat ushqyese, mirëpo, nëse e përgatitni sipas kësaj recete do t’i ruani gjithë shijen dhe aromën e shumicës së perimeve të preferuara.

Pos që mund ta përdorni për përgatitje të gjellëve, domatet e këtilla mund t’i shërbeni edhe si sallatë, kush i pëlqen, me qepë të grirë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 5 kg domate
– 3 lugë kripë
– 1 tufë majdanoz
– 2 lugë të mëdha sheqer

Përgatitja:

Qëroni domatet dhe pritini në feta, shtoni kripë, sheqer dhe majdanoz të grirë hollë. Nëse jeni duke përgatitur një sasi të madhe domate, grijini ato në një mulli mishi – jo në blender, sepse atëherë ato do të humbasin strukturën e tyre. Përzieni domatet e përgatitura, mbushni shishet ose kavanozat e qelqit dhe mbyllini mirë.

Ngrohim furrën në 150 gradë, kavanozat i vendosim në furrë dhe i lëmë për rreth 30 minuta. Uleni temperaturën në 100 gradë dhe lërini edhe 90 minuta të tjera. Fikni furrën dhe mos i hiqni kavanozat deri të nesërmen derisa të jenë ftohur.

Këshillë shtesë:

Nëse jeni një adhurues pikant, mund të shtoni piper të copëtuar ose të plotë në kavanoz. Kjo metodë e pasterizimit është jashtëzakonisht e shpejtë dhe e lehtë për t’u përgatitur. Nëse i grini domatet me një mulli mishi, nuk keni nevojë t’i qëroni. /Telegrafi/

Exit mobile version