LAJMI I FUNDIT:

Domate për fytyrën tuaj

Domate për fytyrën tuaj

Është një trajtim bukurie, dhe të mirat e saj nuk mbarojne me kaq. Domatja është një ndër perimet më të shëndetshme për lëkurën: e mbron nga dëmet e shkaktuara nga rrezet e diellit, duke qenë e pasur me likopen, lufton radikalet e lira duke vonuar në këtë mënyrë daljen e rrudhave në lëkurë.

Por, nëse domatja ka kaq shumë të mira kozmetike, përse të mos e bëjmë një ndër trajtimet tona të bukurisë?

Variantet e përdorimit janë të shumta. Ja disa.


* Lëngu i freskët mund të përdoret përditë si tonik për fytyrën.

* Perimja e prerë në gjysmë mund të bëhet një instrument shumë i mirë masazhi: qarkullojeni në fytyrë me lëvizje të vogla duke përdorur gjysmën e saj, lëreni të thahet, shpëlajeni me ujë të vakët dhe më pas me ujë të ftohtë.

* Lëkura që përfiton më shumë nga trajtimi me domate është pa dyshim lëkura e yndyrshme, pasi me aciditetin e saj thanë gjëndrat e tepërta të djersës. Merrni vetëm tulin duke hequr farat dhe lëngun, aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni për 20 min, është një maskë e thjeshtë dhe me efekt të menjëhershëm.

* Edhe duart mund të bëhen më të bukura me domate, shtrydhni lëngun e domates në duar dhe lëreni deri sa të thahet, më pas shpëlajeni me ujë të vakët, rezultati do të jetë, një lëkurë më e pastër dhe e butë. /Telegrafi/