LAJMI I FUNDIT:

Dobitë nga brokoli

Dobitë nga brokoli

Brokoli është njëri nga aleatët më të mirë të shëndetit të njeriut. Në brokoli janë të pranishme substanca më veprim antikancerogjen dhe kundër infarktit, por edhe materie të cilat mbrojnë nga diabeti dhe dëmtimet që mund t’u shkaktohen enëve të gjakut nga kjo sëmundje.

Sulforafanoli, një substancë e cila nxit prodhimin e një enzime që mbron indet qelizore të enëve të gjakut, dhe në të njëjtën kohë kundërshton praninë e molekulave që ndikojnë në dëmtimin e enëve të gjakut.

Diabetikët janë pesë herë më të rrezikuar për të zhvilluar sëmundjet kardiovaskulare, për shkak të dëmtimeve që shkakton diabeti në enët e gjakut.

Në bazë të kësaj teorie, shkencëtarët britanikë kanë testuar në kushte laboratorike efektin e sulforafanolit mbi qelizat e enëve të gjakut të dëmtuar nga hiperglikemia (niveli i lartë i sheqerit në gjak), kështu kanë zbuluar se sulforafanoli ndikon në uljen molekulave të quajtura Reactive Oxygen Species të cilat janë fajtore për dëmtimin e enëve të gjakut.


Nga ana tjetër, sulforafani, shton përhapjen e një geni, të quajtur NRF2, që mbron qelizat e mushkërive nga sulmi i toksinave. Kështu pacientët të cilët që vuajnë nga bronkopneumonite obstruktive kronike mund të kenë dobi të mëdah nga konsumimi i brokolit.

Sulforafani ngjashëm sikurse edhe antioksiduesit tjerë të cilët ndodhen te brokoli janë në gjendje të modifikojnë ekuilibrat mes reaksioneve të oksidimit dhe pakësimit në brendësi të qelizës, që janë shpesh përgjegjëse për formimin e radikaleve të lira, të cilat mund të modifikojnë ekuilibrat metabolikë të qelizave pulmonare deri në qasjen e një funksionimi të mirë.

Brokoli, falë sulforafanit dhe vetive të veta antioksiduese, është mjekimi më e mirë për çdo lloj shqetësimi. Studimet tregojnë efekte pozitive edhe ndaj lëkurës dhe kundër tumoreve.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori