LAJMI I FUNDIT:

Dobësohet 100 kg dhe shkurtohet për 7 cm

Dobësohet 100 kg dhe shkurtohet për 7 cm

Emma Holmes peshonte 170 kilogramë kur i thanë mjekët se duhet të zgjidhë ose dietën ose vdekjen. Zgjodhi jetë të shëndetshme e të lumtur, dhe për 18 muaj realizoi ëndrrën e saj.

Kjo grua 41 vjeçare vendosi të dobësohej, ku për 18 muaj humbi mbi 100 kilogramë. Por më së tepërmi u befasua pasi u “tkurr”.

Holmes nga madhësia 28 ”ra” në madhësinë 10, ndërsa u shkurtua për shtatë centimetra, nga 174 cm në 167cm.

Sot Emma peshon 67 kilogramë. Holmes po ashtu pagoi edhe 8.000 funte në operacione për të hequr lëkurën nga shpina dhe barku. /Telegrafi/