Aktori hollivudian ka luajtur rolin e agjentit sekret Ethan Hunt në tre filmat e mëparshëm dhe njëkohësisht ka qenë ko-producent i filmave të cilët kanë grumbulluar 1.4 miliardë dollarë gjatë shfaqjes në mbarë botën.

Dhe derisa Cruise nuk ka konfirmuar nëse do ta përsërisë rolin e Huntit në film, ai ka konfirmuar ribashkimin me regjisorin J.J. Abrams në rolin e producentit për filmin e radhës, i cili pritet të jetë gati në vitin 2011.