LAJMI I FUNDIT:

“Diellza na ka ndihmuar në kohë të vështirë” – Flet për herë të parë shoku i Gjestit

“Diellza na ka ndihmuar në kohë të vështirë” – Flet për herë të parë shoku i Gjestit

I ftuar në “Fan Club”, një prej miqve të afërt të Gjestit ka folur për herë të parë rreth marrëdhënies së tij me ish-partneren Djellzën, si dhe për komentet që qarkullojnë në rrjet lidhur me këtë histori.

Ai konfirmoi se Gjestit dhe Djellza kanë pasur një lidhje të gjatë dhe kanë bashkëjetuar, por tashmë secili ka ndjekur rrugën e tij. “Djellza është ish-e dashura”.

Kanë bashkëjetuar bashkë, janë ndarë, secili ka vazhduar jetën e vet. E di që me të është kryer çdo gjë. Djellza nuk ka komentuar fare me ne.” – tha ai.


Foto: Screenshot/YouTube

Ndër të tjera, ai u ndal edhe te ndryshimet e Gjestit në raport me shijet dhe zgjedhjet e tij romantike.

“Ai është si koha, ndryshon. I ndryshon shija me kohën. Ama në kohën sa ka qenë jashtë. Mendoj se Egli është kohë me diell, krejt e dimë për Xhenetën”.

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly
Lexo po ashtu Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Gjithashtu, ai foli për ndihmën që Djellza i ka dhënë Gjestit dhe miqve të tij në momente të vështira financiare: “Ka qenë një kohë kur Gjesti nuk ka pasur të ardhura. Njerëzit kanë dhënë deklarata të pavërteta për të. Nuk kam pasur asnjë kontakt me Djellzën që kur janë ndarë. Unë Djellzën e kam respektuar për shkak të Gjestit dhe nuk e mohoj ndihmën e saj”.

Sa i përket spekulimeve për pretendime të dhunës, ai i hodhi poshtë duke u shprehur se “Nuk mendoj se ka nevojë për komente. Secili çift ka mosmarrëveshje”.

Deklaratat e tij kanë ndezur edhe më shumë debatet në rrjet, ndërsa publiku vazhdon të ndjekë nga afër rrugëtimin e Gjestit brenda BBVA. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Befasoi me numrin e madh të votave, Sala Jashari dikur ishte këngëtare dhe ka pasur një duet të famshëm me Rovena Stefën

Befasoi me numrin e madh të votave, Sala Jashari dikur ishte këngëtare dhe ka pasur një duet të famshëm me Rovena Stefën

Magazina
Adriana Matoshi merr mbi 13 mijë vota në zgjedhjet parlamentare 2025, gara mbetet e hapur për ulësen e deputetes

Adriana Matoshi merr mbi 13 mijë vota në zgjedhjet parlamentare 2025, gara mbetet e hapur për ulësen e deputetes

Magazina
Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Magazina
Kalo në kategori