Djegia e gomave për 1 Maj do të dënohet

Dyoksina dhe oksidet tjera që lirohen nga djegia e gomave dhe materieve tjera shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, si dëmtimin e organeve të frymëmarrjes, kancerin e mushkërive, dëmton lëkurën duke shkaktuar edhe shumë probleme të tjera shëndetësore.
Janë shpeshtuar rastet kur, nga pakujdesia, nga këto zjarre të pësojnë fëmijët, si dhe të digjen me mijëra hektarë pyje.
Ligji për mbrojtjen e ajrit ndalon rreptësisht djegien e gomave. Me ligj dënohet çdo person që kryen një veprim të tillë. “Ndezja e zjarreve të tilla, veçanërisht gjatë ditës së nesërme, bart me vete pasoja të mëdha për mjedisin. Vazhdimi i një praktike të tillë, është e pakuptimtë dhe e dëmshme për Republikën e Kosovës dhe imazhin e saj”, theksohet në komunikatën e kësaj ministrie . /Telegrafi/


































