Mirëpo të gjitha këto duket se janë gënjeshtër, pasi Param Sharma është burgosur për shitje të telefonit të vjedhur.

Adoleshenti është dënuar me 90 ditë burg, pasi iPhone që e vuri në shitje në internet ishte i vjedhur.


Djaloshi i pasur zehet duke shitur iPhone te vjedhur foto 2

Djaloshi 18 vjeç, nuk ka pasur të paguaj 30.000 dollarë kaucion, në mënyrë që të dalë nga burgu, deri në vendim e plotëfuqishëm për fajsinë e tij.

Për tre muaj ai do të qëndroj prapa grilave, ndërsa kjo e vë në dyshim edhe prejardhjen e parave të tij.

Djaloshi i pasur zehet duke shitur iPhone te vjedhur foto 3

Sharma ka thënë se ‘telefoni ishte i një shoku të tij, e jo i vjedhur’ por ky fakt nuk është besuar nga gjykata.

Ky është rasti i parë në Kaliforni, që dikush dënohet se ka vënë për shitje në internet një telefon të vjedhur./Telegrafi/