Djali i Tom Jones fajëson babanë për jetën e tij të keqe

24-vjeçari akoma nuk është takuar me babanë e tij, këngëtarin legjendar uellsian, i cili kishte pasur aferë treditore me nënën e Jonathan, Katherine, dhe nga kjo lidhje kishte lindur ai. Djali përdor emrin Jon Jones, ndërsa për dy vite ka fjetur rrugëve, pasi ishte lidhur me njerëz që kanë përdorur dhe shitur drogë.
“Gjatë kohë nuk e kam kuptuar, por tash e di se kam qenë fëmijë i hidhëruar, i cili e ka kërkuar babanë. Ai asnjëherë nuk ka dashur ta pranojë ekzistencën time”, citon Daily Mail fjalët e Jonathan.
Katherine, e cila ka qenë modele, pasi lindi djalin e paditi këngëtarin në gjykatë, sepse ai nuk e pranonte si të tijin. Mirëpo, pas analizave të ADN-së, Jones u detyrua të paguajë alimentacion prej 2.000 dollarësh në muaj. Megjithatë, ai asnjëherë nuk e ka pranuar Jonathanin si djalin e tij, përkundër se i ka përmbushur obligimet financiare të urdhëruara nga gjykata. /Telegrafi/












































