Ditën e sotme (14 shkurt) shënohet Dita e Shën Valentinit apo Dita e të Dashuruarve.
Kjo festë kremtohet nga të gjithë të dashuruarit në forma të ndryshme, qoftë me fjalë të bukura, dedikime apo edhe me dhurata.
Në këtë ditë është befasuar edhe blogerja Sarah Berisha nga partneri i saj, DJ nga Kosova, Pajtim Krasniqi.
DJ PM ia ka dërguar një buqetë me rozë partneres së tij, shoqëruar me një kartolinë.
“Urime Shën Valentini zemër! Të dua deri në Shën Valentinin e fundit të jetës. I joti PM”, thuhet në kartolinë.
“Më ka zbukuruar ditën”, ka shkruar në anën tjetër Sarah, e cila ka shpërndarë disa fotografi në Instagram.
Çifti duhet theksuar se nisën njohjen dhe krijuan një romancë dashurie në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/