LAJMI I FUNDIT:

DJ gjyshja 69 vjeçare lason techno single-n e parë

DJ gjyshja 69 vjeçare lason techno single-n e parë

Britanikja Ruth Flowers (69 vjeçare) është yll i ri në Francë e cila me mix-pultin dridh klubet dhe festivalet e atjeshme. Ajo tash ka filluar incizimin e singlet të parë. Gjyshja e cila ka mahnitur publikun në festivalin e filmit në Cannes, pritet ta publikojë këngën e parë në pranverë.

“Filloi si me humor, por shpejtë u bë serioze. Na janë dashur katër vjet derisa ka mësuar si ta përdorë teknologjinë. Ia kam sqaruar bazat e techno muzikës, ndërsa ajo e ka zhvilluar stilin e saj”, tha Aurelien Simon, producent muzikor nga Franca.

Ruth nëpër klubet e natës zakonisht lëshon hitet e përpunuara të Abbas, Queen dhe Rolling Stones. Gjithçka filloi prej ditëlindjes së nipit të saj kur e mori me vete atmosfera në një disko klub. Aty vendosi të bëhej DJ.

“Brenda kishte shumë zhurmë, dritat shkëlqenin nga të gjitha anët, por kishte shumë gëzim dhe energji. Atëbotë nuk kam pasur lidhje me elektro muzikën”, tha gjyshja në një intervistë për Reutersin.


Edhe pse miqtë e saj ishin paksa skeptik, Ruth gjeti mbështetjen tek familja dhe adhuruesit e saj. /Telegrafi/