Një numër i udhëtarëve janë plagosur pas një shpërthimi në një tren në Londër.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë një zjarr që ka lënë disa njerëz të lënduar në tren në Parsons Green, në jug të Londrës.


Fotografitë nga treni i linjës së qarkut duket se tregojnë një kovë plastike që digjet në një qese mbajtëse.

Shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje me raporte të hershme që bëjnë të ditur se disa janë plagosur. /Telegrafi/

t222 1

t333 1

t444

t111 1