Kongresi vjetor Botëror i Celularëve (MWC) ka nisur dhe po vazhdon në Barcelonë këtë javë.
Bëhet fjalë për një ngjarje që organizatorët thonë se bashkon “dhjetëra mijëra” liderë nga bota e lidhjes nën një çati, përcjell Telegrafi.
Çdo vit është një shans për të parë se çfarë do të ndodhë më pas për telefonat celularë, laptopët dhe teknologjinë e konsumatorit, me një fokus të veçantë në inteligjencën artificiale (AI) këtë herë.
Google është në Barcelonë duke testuar dy veçori të reja të AI që vijnë në telefonat Android më vonë këtë muaj, tha kompania.
Veç kësaj, disa telefona celularë në MWC kishin një fokus më të lartë në fotografinë e nivelit profesional.
Ndërkohë, ndonëse nuk ishte e fokusuar te telefonat, kompania kineze Lenovo zbuloi laptopët e mundshëm me AI në MWC këtë vit. /Telegrafi/