LAJMI I FUNDIT:

Dildo i praruar për kënaqësi pafund

Dildo i praruar për kënaqësi pafund

Një dyqan francez i gurëve të çmuar ka menduar që në këtë kohë krize të fitojë një shumë të majme parash nga pasanikët. Ka dizajnuar një lodër seksi me diamante, që kap vlerën prej 40.000 euro.

Lodra vibruese është punuar nga ari i bardhë, ndërsa në mes ka edhe një unazë me diamante 18 karatësh. Natyrisht, unaza nga ky “dildo i artë” mund të vendoset edhe në dorë.

“Është dizajnuar për njerëz të pasur të cilët dëshirojnë të shpallin dashurinë e tyre ndaj dikujt në mënyrë tepër të veçantë”, tha Jean-Francois Tokars, menaxher i Maison Victoria.

“Dildo i artë” shitet në disa madhësi dhe është shumë i kërkuar. /Telegrafi/