Site icon Telegrafi

Dikur hamshor i Hollywoodit, sëmundja e ka bërë të panjohur Val Kilmerin

Val Kilmer (Foto: Getty Images/Instagram/valkilmerofficial)

Aktori Val Kilmer lufton me kancerin e fytit që nga viti 2015, ndërsa për shkak të përkeqësimit të shëndetit, ylli hollivudian ka ndryshuar shumë në dukjen e tij.

Këto ditë, ai ka qëndruar në New York për të marrë pjesë në një eveniment të Kombeve të Bashkuara, ndërsa ishte përpjekur që të shmangte fotografët.

Val Kilmer, dikur dhe tash (Foto: Getty Images/Guliver)

Megjithatë, paparacit kanë arritur ta fotografojnë 59-vjeçarin dhe disa prej imazheve janë publikuar në mediat e njohura.

Kilmer nuk kishte folur për sëmundjen e tij deri në dhjetor të vitit 2017 kur kishte pranuar se vuante nga kanceri i fytit. Ai kishte thënë se “ishte shëruar me lutje”, porse mediat kanë raportuar se i është nënshtruar operacionit.

Val Kilmer (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Kujtojmë që aktori hyri në listën e hamshorëve të Hollywoodit që kur e luajti Jim Morrisonin në filmin “The Doors”, ndërsa ka luajtur në filma të shumtë, si “Top Gun”, “Batman Forever”, “Heat”, “The Saint” e shumë të tjerë. /Telegrafi/

Dukja e tanishme e Val Kilmer (Foto: Instagram/valkilmerofficial)

Exit mobile version