Seriali i njohur “One Tree Hill” u shfaq edhe në rajonin tonë, ndërsa vajzat adoleshente në mbarë botën ishin të apasionuara pas bukuroshit Lucas Scot, të cilin e portretizonte Chad Michael Murray.
Sot ky aktor është 41 vjeçar dhe duket më mirë se kurrë.
Gruaja e tij, Sarah Roemer, ka postuar një video në profilin e saj në Instagram, ku Chad është pa këmishë, i veshur vetëm me tuta në pjesën e poshtme.
Barku i tij ‘i gdhendur’ shkaktoi një ortek reagimesh.
“Gjëja më e bukur që kam parë ndonjëherë”.
“Faleminderit për këtë. Çfarë burri”.
“Më vjen mirë që e shpërndave këtë video”.
“Do ta rrënosh internetin Sarah”.
“Sa herë e kam shikuar këtë? Po” – janë vetëm disa nga komentet e shumta.
Gjithashtu, në video shihet se aktori ka flokë pak më të gjatë dhe mjekër, derisa i thotë ‘të dua’ gruas së tij dhe i dhuron puthje. /Telegrafi/