Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta në afërsi të Fushë Dukagjinit, rreth 6 kilometra larg qytetit të Kukësit, kur një autobus që udhëtonte nga Tirana në drejtim të Prishtinës befas ka marrë zjarr.

Të gjithë pasagjerët kanë mundur të dalin me shpejtësi. Autobusi është djegur tërësisht, por pa pasoja për udhëtarët, të cilëve u janë djegur vetëm bagazhet.


Ndërkohë, raporton News 24, po hetohen shkaqet e rënies së zjarrit, që mendohet të jetë pasojë e një shkëndije elektrike. /Telegrafi/