Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka raportuar për dy raste të zjarr vënies së dy veturave në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.
Sipas raportit bëhet e ditur se një person i panjohur i ka vënë zjarrin veturës së një gruas.
Në raport thuhet se rasti është në procedura të mëtejme hetimore.
“Prishtinë 20.10.2024 – 01:50. Është raportuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin veturës së ankueses femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin. Lidhur me rastin njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raport.
Ndërsa, një rast tjetër është raportuar në Fushë Kosovës ku një person i panjohur i ka vënë zjarrin një veturës.
Siç thuhet në raport zjarri është shuar nga ekipi i zjarrfikësve dhe rasti është duke u hetuar.
“Fushë Kosovë 20.10.2024-03:50. Është raportuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin veturës së ankuesit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin . Rasti është duke u hetuar”, bëhet e ditur në raport. /Telegrafi/