Barcelona ka qenë mjaftë aktive gjatë afatit kalimtar të janarit me ardhjen dhe largimin e futbollistëve.
Por ende nuk ka përfunduar asgjë sa i përket prurjeve të reja në Camp Nou, pasi kur kanë mbetur më pak se 48 orë deri në fund të afatit kalimtar, mund të ketë të tjera risi.
Emri i fundit që i është ofruar kataluansve është sulmuesi brazilian Diego Costa.
Sipas asaj që ka raportuar gazeta katalunase Sport, agjentët Costas e kanë ofruar atë te Barcelona dhe katalunasit po shqyrtojnë që t’i ofrojnë një kontratë gjashtë mujore.
33-vjeçari aktualisht është një futbollist i lirë pas largimit nga Atletico Mineiro, ku ndihmoi këtë skuadër që ta fitoj titullin e kampionit në Brazil.
Përveç Barcelonës e cila ka në tavolinë emrin e brazilianit, ai i është ofruar edhe skuadrave si St Etienne dhe Salenitana.
Gjithsesi Costa ka vendosur të rikthehet në Evropë dhe pritet që deri nesër të mësohet emri i skuadrës së tij të re, që nuk përjashtohet të jetë ajo Barcelona. /Telegrafi/