“Ne do të jemi pjesë e Kombeve të Bashkuara, e Bashkimit Evropian, e Këshillit të Evropës dhe NATO-s. Rrjedhën e historisë mund ta ngadalësosh, por asnjëherë nuk mund ta ndalësh”, ka thënë Thaçi.

Në pyetjen se Rusia mund të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, Thaçi ka shtuar se nuk ka asnjë dilemë që një ditë Federata Ruse, por edhe Serbia, do ta njohin pavarësinë e Kosovës.


“Si në Moskë, ashtu edhe në Beograd, do të valojë flamuri i Kosovës”.

Sipas tij, në këtë drejtim Kosova edhe më tutje do të ketë mbështetjen e plotë të SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian.

“Ne kemi një partneritet të plotë me SHBA-në dhe BE-në... Me mbështetjen e partnerëve tanë, kemi arritur të sigurojmë 106 njohje nga gjithë bota”, kë theksuar Thaçi.

Ai ka folur edhe për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

“Krijimi i Forcave të Armatosura tashmë është fakt”, ka shtuar ai.

Sipas tij, trupat paqeruajtëse të NATO-s nuk mund të qëndrojnë përjetësisht në Kosovë.

“Një Ushtri e Kosovës do të na ndihmojë të integrohemi në NATO. Do të jenë forca të armatosura moderne, në përputhshmëri të plotë me standardet e NATO-s”, ka thënë ai për gazetën gjermane. /Telegrafi/