"Diçka e re dhe e madhe", Apple ka zbuluar se kush po udhëheq projektin misterioz

Apple ka diçka të re në proces, dhe ne ende nuk e dimë saktësisht për çfarë bëhet fjalë.
Gjegjësisht, Apple kohët e fundit promovoi Dan Richie, i cili ka qenë me Apple që nga viti 2012 dhe është i angazhuar në inxhinieri harduer, në një pozicion të ri në të cilin ai "do të përqendrohet tërësisht në projektin e ri", transmeton Telegrafi.
Ky "projekt i ri" misterioz është ende i fshehur në fshehtësi dhe ne e dimë se është diçka e madhe, sepse Riccio do të jetë përgjegjës direkt ndaj Tim Cook.
Vetë Riccio tha se do të krijohet diçka e re dhe e madhe, si dhe se ai është shumë i ngazëllyer, raporton CNBC.
Si gjithmonë kur bëhet fjalë për thashethemet, ka mundësi të panumërta.
Ndoshta është duke punuar në një makinë Apple ose është diçka tjetër ... shpresojmë, sigurisht, që do të zbulojmë më shpejt. /Telegrafi/

















































