Dibra bëhet me targat e veta “DB”

Qeveria e Maqedonisë në një nga mbledhjet e fundit ka marrë vendim që edhe komuna e Dibrës të ketë targat e saj, transmeton ina njoftimin.
Deri tani kjo komunë kishte shfrytëzuar targat me shenjën e Ohrit OH, ndërsa së fundi me atë të Strugës SU. Por me ndryshimet e reja edhe kjo komunë do të ketë targat e saj për herë të parë që nga pavarësimi i vendit.
Në këtë komunë vlerësohet se janë mbi 4 mijë makina. Në kuadër të targave DB do të jetë edhe komuna rurale e Qendrës së Zhupës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































