Amadou Diawara do të jetë i larguari i radhës nga Roma.
Mesfushori nga Guinea nuk pëlqehet fare nga Jose Mourinho dhe ka pasur hapësira shumë të vogla këtë edicion me Romën.
Trajneri portugez i ka bërë të qartë mesfushorit se nuk e ka në planet e veta dhe është i lirë të gjejë një tjetër skuadër.
Valencia pritet të jetë skuadra e re e Diawaras, pasi klubi spanjoll tanimë ka bërë kërkesë te Roma.
Gazetari Nicolo Schira ka raportuar se Valencia ka kërkuar huazimin e Diawaras për gjashtë muaj me opsion të blerjes për 15 milionë euro.
Roma është gati ta pranojë këtë ofertë, por tani i mbetet lojtarit nëse do ta pranojë këtë ofertë.
24-vjeçari aktualisht është në Kupën e Afrikës me Guinean dhe pas përfundimit të saj pritet ta kompletojë transferimin.
Këtë edicion ish-anëtari i Napolit ka zhvilluar vetëm tetë ndeshje me Romën në të gjitha garat. /Telegrafi/