Diaspora në Zvicër e përkrah Enver Osmanin

Në prezencën e një mijë përkrahësve në një atmosferë tepër pozitive në Cyrih, kandidati i RDK-së Enver Osmani shpalosi programin zgjedhor duke manifestuar njohje shumë serioze të problemeve të diasporës shqiptare dhe mundësive institucionale për zgjedhjen e të njëjtave. Kandidati i RDK-së potencoi çështjet me urgjencë që lidhen me nënshtetësinë e dyfishtë, tejkalimin e problemeve me punësimin e shqiptarëve, rregullimin e statusit social, ekuilibrimin e diplomave universitare nga Maqedonia në sistemin arsimor zviceran.
Eliminimi i diskriminimit të motivuar në baza etnike nga pushteti maqedon gjatë udhëtimit në vendlindje, gjatë transferit të parave të mërgimtarëve në vendlindje dhe kushtet e barabarta për investime në vendlindje të mërgatës shqiptare do të jenë në epiqendër të angazhimit të deputetit të diasporës shqiptare Enver Osmanit.
Kryetari Rufi Osmani kërkoi përkrahje plebishitare për kandidatin e RDK-së si një veprimtar i dëshmuar i çështjes shqiptare, një profesionist i dalluar dhe një intelektual me kapacitete shumë të larta që janë bazë e një përfaqësimi shumë dinjitoz të diasporës shqiptare.
“Diaspora shqiptare si pjesa më vitale kombit shqiptarë që i kontribuoi gjatë disa dekadave çështjes shqiptare me dhjetëra miliona euro në të gjitha projektet kombëtare sot është e lënë pas dore dhe e margjinalizuar në tërësi nga pushteti aktual. Ky pozicion diskriminues i diasporës shqiptare duhet të ndryshon me çdo kusht dhe kjo kthesë pozitive do të fillon me votimin e kandidaturës së Enver Osmanit dhe programit zgjedhor të RDK-së. Enver Osmani do të jetë Izet Zeqiri i dytë i diasporës shqiptare në Parlamentin e Maqedonisë’’ , tha kryetari Osmani. /Telegrafi/





















































