LAJMI I FUNDIT:

Diabeti rrit rrezikun e sulmit në zemër

Diabeti rrit rrezikun e sulmit në zemër

Të rriturit e trajtuar për diabet janë po aq të prirë të kenë sulm në zemër ose në tru, ose të vdesin nga shkaktarët kardiovaskular, sa edhe njerëzit të cilët kanë pësuar sulm më zemër edhe më herët, kanë treguar hulumtimet e reja.

Diabetikët janë dyfish më të prirë të vdesin nga sulmi në zemër se sa personat jo-diabetik. Hulumtuesit thonë se studimet në popullatë kanë konfirmuar rëndësinë e trajtimit adekuat të faktorëve kardiovaskular të rrezikut, po aq sa edhe trajtohet vet diabeti tek të rriturit me tipi 1 ose 2 të kësaj sëmundjeje.

“Të rriturit, të cilët kanë nevojë për barna që ulin nivelin e glukozës, janë me rrezik të madh nga sulmet në zemër dhe tru, dhe kanë nevojë të monitorohen nga afër për këtë dhe të trajtohen me medikamente të përshtatshme”, thonë hulumtuesit.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori