Tre milionë persona janë me diabet, ndërsa tre milionë të tjerë nuk janë në dijeni që vuajnë nga kjo sëmundje. Ky është alarmi i Agjencisë Ndërkombëtare për Parandalimin e Diabetit.
Çdo dy sekonda në botë shfaqet një rast i ri. Kjo është risia e fundit e diabetit të tipit 2 që ka pushtuar tokën, cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e pleqërisë (por që në pjesën më të madhe të rasteve prek 30-vjeçarët).
Në vitin 2007, numri i diabetikëve arriti në 246 milionë, ndërsa në 2025-ën është parashikuar që kjo shifër të arrijë në 380 milionë. Por nëse llogariten prediabetikët (shenjat e para me glicemi në pamje normale), vetëm në vitin 2007 numri i tyre arrinte në 555 milionë, ndërsa në 2025-ën ai do të shkojë 789 milionë. Kjo po që është një epidemi e vërtetë.
Zakonisht kur flasim për diabetin të gjithë jemi të prirë të mendojmë se kjo anomali vjen si pasojë e mbipeshës. Çdo vit nga kjo sëmundje vdesin plot katër milionë persona. Në fakt, kjo patologji nuk përfshin vetëm vendet e pasura, por edhe ato në zhvillim, veçanërisht "vendet e reja të pasura", siç janë Kina, India, Rusia, Brazili.
Dieta mesdhetare, që është edhe strategjia e duhur parandaluese, duket sikur është "braktisur" nga të gjithë. Njerëzit janë të shëndoshë sot, e diabetikë nesër, edhe pse shpesh ushqimet diabetike kushtojnë shumë më pak se ato "mbrojtëse".
Kujt duhet t‘i trembet njeriu: tërmeteve, luftërave apo sëmundjeve infektive? Njeriu i mijëvjeçarit të tretë duhet të frikësohet nga zjarri dhe diabeti. Këto janë dy "bombat" që mund të bllokojnë zhvillimin ekonomik, të varrosin bilancet, të nxisin luftëra të reja klasash: varfanjakë të uritur, pasanikë të sëmurë.
Në këtë rast, fjala e duhur do të ishte parandalimi drastik, por mesa duket media nuk është shumë e vëmendshme ndaj këtij fakti. Kanceri, infarktet dhe Sida janë sëmundjet që tërheqin më shumë vëmendjen e saj.
Një tjetër disavantazh mbi këtë çështje është edhe shkollimi jo i mjaftueshëm i njerëzve, pra mungesa e informacioneve të shumta mbi shëndetin dhe ushqimet që duhen përdorur, si për shembull: orizi është më diabetik se makaronat, apo që yndyrat e hidrogjenizuara janë më diabetike se vaji ose gjalpi.
Sa vetë e dinë këtë gjë? Shumë pak, nëse kemi parasysh edhe grafikun zbritës të njerëzve që me kalimin e viteve kanë një pankreas i cili nuk arrin më të prodhojë sasinë e duhur të insulinës.
Dhe pas kësaj ç‘ndodh? Nëse sasia e insulinës që prodhon pankreasi nuk mjafton, atëherë ajo duhet injektuar. Për këtë problem nuk ekzistojnë kura alternative. Pra është e udhës që çdo njeri të kujdeset për veten, të mos abuzojë me ushqimin apo pijet alkoolike. Nëse përpiqeni sadopak, me kalimin e viteve do të shihni përmirësime dhe jo përkeqësime, veçanërisht një kujdes të veçantë duhet të tregoni për zemrën.
Gjithashtu, një regjim i rregullt në të ngrënë dhe një ushqim i freskët e i pasur me vitamina ndihmon në mirëqenien e një individi.
Një në tre fëmijë është obez dhe rrezikon të sëmuret me diabet kur të rritet. Kjo përqindje është rritur në krahasim me 20 vjet më parë, ku një në dhjetë fëmijë ishte obez. Kësaj përqindjeje i shtohen edhe fëmijët që kanë vuajtur më parë nga mbipesha dhe janë prekur nga diabeti i tipit 1 (13-14 mijë).
Në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për diabetin e tipit 1. "Deri tani, te fëmijët e vegjël janë diagnostikuar thuajse 100 raste të diabetit të tipit 2, atij që lidhet ngushtë me obezitetin".
Një vëmendje e veçantë i duhet kushtuar edhe stilit të gabuar të jetesës. Ja disa këshilla kundër diabetit: të ecni sa më shumë, për shembull duke shkuar më këmbë në shkollë; duke ngrënë në mënyrë të shëndetshme e duke pirë sa më pak lëngje frutash të konservuara, pasi ato kanë shumë sheqer; duke qëndruar ulur sa më pak para televizorit, kompjuterit apo video-lojërave; duke bërë aktivitet të rregullt fizik dhe duke fjetur sa më shumë.
Gjithashtu edhe një këshillë të fundit: duhet të hani medoemos mëngjes. Këto këshilla janë të vlefshme edhe për të moshuarit dhe më kryesorja është që duhet t‘u nënshtroheni herë pas here kontrolleve mjekësore: për obezët çdo vit, ndërsa për njerëzit normalë çdo 3 vjet. /shqip/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës