Telegrafi

Di Maria mund të luajë nga edicioni i ri në një skuadër me Messin – atyre pritet t’u bashkohet edhe ylli i Barcelonës

Inter Miami vazhdon të insistojë në nënshkrimin e disa prej lojtarëve më të mirë të Evropës, duke përfshirë një dështim të Manchester United.

Skuadra e Major League Soccer, e drejtuar nga Phil Neville, është në ndjekje të legjendave të futbollit evropian si, Lionel Messi dhe Sergio Busquets.

Të dy yjet janë në dispozicion në një transferim të lirë gjatë verës, dhe klubi që është në pronësi të David Beckham është i etur për të shtuar disa emra të mëdhenj.

Sipas La Gazzetta dello Sport, objektivi i tyre i fundit është ylli i Juventusit, Angel Di Maria.

Di Maria, i cili ka luajtur për Real Madridin, Manchester United dhe Paris Saint-Germain, i skadon kontrata në verë.

Dhe një raportim nga AS sugjeron se Di Maria nuk është i interesuar të vazhdojë me gjigantët italianë.

Në vend të kësaj, 35-vjeçari – i cili shënoi het-trik në Ligën e Evropës – do të shqyrtojë ofertat nga Arabia Saudite dhe Amerika. /Telegrafi/