Shpëtimi i bankës Credit Suisse nga rivali UBS, pritet të shkaktojë dhjetëra mijë shkurtime të vendeve të punës dhe se sektori financiar i Zvicrës tashmë po përgatitet për një goditje të rëndë.
Credit Suisse e cila punëson më shumë se 30 mijë punëtorë pritet të mbajnë peshën kryesore të shkurtimeve të vendeve të punës.
Numri i shkurtimeve mund të jetë sa një e treta e 120 mijë vendeve të punës, pasi UBS po mbyll një pjesë të madhe të bankës së investimeve dhe po heq rolet e mbivendosura në Zvicër.
Marrëveshja prej mbi 3 miliardë eurove është kritikuar për humbjet e shkaktuara nga zotëruesit e obligacioneve, si dhe mungesën e votës së aksionarëve për unionin.
Pas blerjes nga UBS, pritet që shumë prej 17 mijë bankierë ë Credit Suisse të humbasin vendet e punës.
UBS që ka të punësuar mbi 70 persona në gjithë botën, do të kërkojë gjithashtu të heqë pozitat e mbivendosura të Credit Suisse në Zvicër, të mbyllë degët dhe të reduktojë personelin në pozicionet administrative.
Banka Credit Suisse shpenzoi rreth 9 miliardë euro për kostot e personelit gjatë vitit të kaluar.
Marrja e kontrollit të Credit Suisse nga UBS, pritet të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit. /Telegrafi/