Një Clasico ndryshe, shumë më ndryshe nga të tjerat, ku loja kishte më pak emocion, pasi dyshja që ka bërë histori në dekadën e fundit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, nuk ishin në fushë nga minuta e fundit.
Në një analizë të MARCA-s, ku është shikuar paraqitja e çdo lojtari, kanë dal rezultate interesante.
Messi me probleme nga lëndimi, ndërsa Ronaldo tani te Juventusi.
Marcelo dhe Coutinho nuk janë në nivelin e kërkuar
Zëvendës-kapiteni nuk po kalon momentin më i mirë dhe u tregua përsëri. Barcelona e shfrytëzoi Marcelon si një dobësi dhe e vuri Malcomin në atë pjesë ku edhe e shfrytëzoi.
Coutinho është një tjetër që po ‘lufton’ këtë sezon, por nuk po tregon cilësinë që është pritur dhe është paguar.
Kontributi i tij në ekip është i pakët dhe ai ishte anonim kundër Real Madridit.
Vinicius dhe Arthur, janë e ardhmja
Ai ka zemër, guxon, kontribuon. Vinicius e kaloi testin e El Clasicos të tij të parë.
Plani i Real Madridit ishte i qartë: kërko Vinicius në mes ose në krahun e majtë.
Në anën tjetër, Arthur ishte ylli i Barcelonës edhe një herë dhe tregoi se është një lojtar i madh.
Ai ishte gjithnjë në dispozicion dhe e kërkonte topin, punonte pa u lodhur edhe pa posedim.
Keylor Navas, vazhdon të vlejë për Real Madridin
Ardhja e Thibaut Courtois ia ka bërë jetën e vështirë portierit kostarikan, por ai mbetet në gjendje të mirë dhe e tregon sa herë që luan.
Ai nuk e ka humbur mprehtësinë e tij, duke ia mohuar një gol të sigurt Luis Suarezit në pjesën e parë.
Semedo është mbrojtësi më i mirë i Barcelonës
Ai ka bërë një rrugë të gjatë këtë sezon. Portugezi është i shpejtë përpara dhe i sigurt në pjesën e prapme, duke e mbuluar mirë edhe Gareth Balen.
Në të djathtë, ai ishte një nga lojtarët e shquar të Ernesto Valverdes.
Solari e kaloi testin e madh
Pak nga pak, Santiago Solari po e formon Real Madridin e tij dhe po i nxjerr rezultatet më të mira, pasi mbi të gjitha ata ndjehen dhe duken të sigurt.
Los Blancos tani janë në ndeshjen e gjashtë pa humbje, duke shkuar në pesë fitore radhazi përpara se të barazojnë në Camp Nou.
Lucas Vazquez është më thelbësor se Gareth Bale
Një titullar në Camp Nou, Lucas Vazquez vazhdon të tregojë se sa i rëndësishëm është nën drejtimin e Solari t, madje duke shënuar në hapje të lojës.
Ai sakrifikon veten në mbrojtje dhe ofron shumë në sulm.
Pique dhe Ramos janë të përjetshëm
Të dy Gerard Pique dhe Sergio Ramos janë dy pikat e sigurta tek të dy skuadrat.
Ata konfirmuan besueshmërinë e tyre në një ndeshje të tensionuar. Ramos ka luajtur në 40 El Clasico, në krahasim me Pique që ka luajtur në 33.
Askujt nuk i duhet Isco dhe Asensio
Ata janë harruar nën drejtimin e Solarit, i cili po i fut në lojë pak e më pak.
Është e vërtetë se Marco Asensio është i lënduar, por sa herë që ata luajnë, kanë treguar se nuk janë të nevojshëm.
Malcom dhe Llorente janë shfrytëzuar
Braziliani ishte lojtari më i rrezikshëm i Barcelonës, ndërsa Marcos Llorente sërish luajti një ndeshje të madhe për Madridin.
Solari e mbajti Casemiron në stol dhe i riu tregoi formën e duhur.
Mateu Lahoz, ishte i aftë
Pavarësisht nga komentet e Piques pas ndeshjes, Mateu Lahoz ishte më shumë i mirë në ushtrimin e detyrës së tij.
Ai ishte i drejt në çdo vendim dhe tregoi se është në lartësi të detyrës. /Telegrafi/
FOTO: Getty Images