Dhjetë arsye pse dështoi Gjermania: Prej mbrojtjes së dobët e deri tek "RevoLowcion"

Gjermania është eliminuar papritur në kampionatin botëror pas humbjes së mbrëmshme ndaj Koresë së Jugut.
Gjermanët nuk kanë arritur të shfaqin performancën e para katër vjetëve, kur në Brazil u shpallën kampion të botës.
Tashmë mediat gjermane, por edhe ato botërore kanë nisur të analizojnë arsyen e këtij dështimi historik të "pancerëve".
Këta të fundit u renditën të fundit në grupin F me tre pikë gjersa lider është Suedia, e cila ndiqet prej Meksikës dhe Koresë së Jugut.
Më poshtë janë dhjetë arsye pse u eliminua Gjermania:1. Mbrojtja e dobët Hummels dhe Boateng

Vetëm Egjipti (16) dhe Koreja e Jugut (15) kanë marrë më shumë goditje në drejtim të golit sesa 'Mannschaft' (14). Çdo herë kur ishte koha që të vraponin pas, ata vuajtën shumë për shkak të mungesës së shpejtësisë.
2. Pa Sanen, pa krijimtari në mesfushë

Eliminimi i Gjermanisë i dedikohet edhe mos ftesës së Leroy Sanes në mënyrë të pashpjegueshme. 'Lojtari më i mirë i ri i Ligës Premier' sipas 'PFA' i ka munguar shumë Lowit. I gjithanshëm dhe djallëzor, ai mund të luajë si anësor, organizator dhe sulmues ekstrem.
3. Pa pikë reference në sulm

Thomas Muller dhe Mario Gomez nuk ishin aspak në nivelin e duhur të botërorit edhe në saje të ngathtësisë që e bën mosha. 'Mannschaft' i ka munguar një golashënues i nivelit të lartë si në të kaluarën. Ata e lanë Rusinë me vetëm dy gola: ato të arritura nga Reus dhe Kroos kundër Suedisë.
4. Gjermania e varur prej depërtimeve të Joshua Kimmichit

Mesfushori i Bayern Munichut ishte më i mirë në Kupën UEFA me nëntë asistime. Gjermania u mjaftoi për të zgjidhur problemet e tyre përmes depërtimeve të vazhdueshme të Kimmich në të djathtë dhe rivalëve u mjaftoi që ta bllokonin.
5. Toni Kroos, shumë i vetmuar

Gjithë përgjegjësia kur erdhi në marrjen e topit ra në Kroosin. Sami Khedira, Mesut Ozil dhe Julian Draxler ishin më afër zonës së rivalëve se sa topit. Gjermania, me vetëm një mënyrë për të krijuar raste, po bëhej shumë e parashikueshme.
6. Presioni medial
7. Pse Neuer përpara Ter Stegenit?

Neuer, megjithatë i portretizuar si një ndër shkaktarët e humbjes kundër Koresë, nuk është aspak përgjegjës për eliminimin e Gjermanisë. Por, ai ka pasur një sezon aspak të mirë me lëndime te Bayerni. Është e vështirë të kuptohet, pse kjo kokëfortësi e Lowit për të luajtur me Neuerin para Marc Ter-Stegenit që ka pasur një sezon të mirë me Barcelonën.
8. Një ekip i formës së ulët
9. Ku janë Ozil dhe Muller?

Dy prej lojtarëve që konsiderohen si lokomotiva e kombëtares kanë qenë plotësisht të humbur. Muller erdhi me synimin që t'i afrohej 16 golave të Miroslav Kloses në Kupën e Botës dhe ai largohet pa asgjë. Ozil gjithashtu shkoi në stol pas ndeshjes së keqe kundër Meksikës. U kthye në njëmbëdhjetë kundër Koresë, por u kthye për të përmbytur anijen. Nuk ka më dallime. Ndeshjet e dobëta e treguar te Arsenali është bërë shenjë dalluese e tij.
10. Timoni i Lowit

Trajneri gjerman ka dashur të luajë me 'pesha të rënda' ndaj kampionëve të botës në Brazil 2014 duke prezantuar modifikime. Pamje e vështirë. 'RevoLowcion' e tij ka qenë në gjysmë të rrugës. U përpoq që ta lë në bankë Ozilin dhe Khedirën kundër Suedisë si dhe Mullerin kundër Koresë ... por asgjë nuk shkoi mirë. /Telegrafi/
























































