Dhembja në shpinë është shfaqja e dhembjeve në regjionin lumbal ose lumbosakral, e cila shoqërohet me dëmtim të funksionit të pasmë të muskujve dhe lumboishiadik ose me dëmtime neurologjike.
mr.sci.dr. Basri Lenjani, M.D.
Specialist i Mjekësisë Emergjente
Dhembja e shpinës (lumboischialgia) është një ndër manifestimet më të shpeshta. Supozohet se rreth 75% të personave kanë këto pengesa në njërën periudhë të jetës. Dhembja akute lumbale në shumicën e rasteve rrjedh prej prolapsit të nukleusit, pulpozuesit te degjenerimet e diskut intervertebral.
Simptomat dhe shenjat e ankesave neurologjike jo të njohura
Dhembja akute në kryqe paraqitet si pasojë e ngritjes se peshës së rëndë ose veprimit direkt të traumave në regjionin lumbal. Nuk tolerohet që i sëmuri të bëjë lëvizje të panevojshme. I sëmuri përpiqet që të gjejë në shtrat, pozitë e cila sa më pak të ka dhembje.
Simptomat dhe shenjat e njohura neurologjike janë të përshkruara më parë, me plotësimin te shenjave të cilat dëftojnë për ndryshime dëmtuese në rrënjët e nervave spinale. Më shpesh janë dëmtimet e diskusit L4-5 S-1 me konstatim pozitiv në rajonin e inervuar të nervus ischiadikusit.
Ekzaminimi objektiv varet se cili disk është i prolabuar dhe sa janë të dëmtuara rrënjët e nervave spinale. Te prolabimi i diskut L-4-L-5 është e dëmtuar rrënja L-5, e cila i inervon muskujt shtrirës të gishtit të madh të këmbës. Sensibiliteti është i dëmtuar në anën mediale të pjesës shpinore të shputës. Reflekset janë simetrike, shenja e Lazareviçit është pak më e fortë, më e theksuar sesa në rastin e mëparshëm. Te prolapsi i diskut L-5-S-1 është e dëmtuar rrënja S-1. Po ashtu, janë të dobësuar muskujt rotatorë të forcës së shputës dhe të fleksorit plantar. Refleksi i Akilit – është i dobësuar ose humbej, shenja e Lazareviçit është pozitive.
Neuralgjia ishiadica – dhembja pa marrë parasysh se a është e përcjellë me dhembje në kryqe ose nuk është e përcjellë, por kjo është vetëm ishias. Dhembjet e këtij distribucioni janë pasojë e ndikimit të noksavë në L5 – në rrënjët sakrale, të cilët, së bashku me L-4 dhe rrënjët sakrale S2-S3, janë burim i fijeve të nivelit ishiatik.
Dhembjet paraqiten për shkak të afeksionit të rrënjëve L-5, zakonisht në gluteus, në pjesën e pasme të kofshës, në pjesën e përparme të anës nën gju e ndonjëherë ana dorzale e pjesës mediale të shputës. Shtypja në rrënjët (S-1) sakrale, jep dhembje në gluteus, në pjesën e jashtme të kofshës dhe të nëngjurit dhe përgjatë këndit të jashtëm të shputës. Nganjëherë, në disa raste në anamnezë mund ta zbulojmë shkaktarin e këtij sindromi. Te disa të sëmurë gjejmë rrufë. Po ashtu, në paraqitjen e kësaj sindrome fajësohen infeksionet si (sifilizi, malaria, TBC, infeksionet virusale, sëmundjet e këtij nervi të shkaktuar me intoksikacionet me alkool, plumb e diabeti). Kompresioni (tumori kaude ekvine). Spondilitis, proceset inflamatore, afër nervit (Adneksitis, Apendicitis, Apsces), metastazat në shtyllën kurrizore.
Ndihma e parë te dhembjet e shpinës
● Qëllimi kryesor i ofrimit të ndihmës së parë te këta të sëmurë është qetësimi i dhembjeve.
● Të sëmurët me dhembje akute duhet të shtrihen në dysheme të fortë, pozitë të cilën i sëmuri mund ta improvizojë vet. Nuk duhet të insistojmë që i sëmuri të shtrihet në dysheme të fortë. I sëmuri në shtrat merr pozitën më së tepërmi e cila i përgjigjet.
● Të sëmurit me dhembje në shpinë mund t’i jepet një tabletë kundër dhembjeve Brufen apo Diklofenak në forma të tabletave apo pluhurit të tretur në ujë, apo të ngjashëm me ndonjë analgjetikë të tjerë.
● Vini re dhe pyetni të sëmurin, a mos ka ndonjë alergji ndaj barnave dhe nuk këshillohet që barnat e tilla të jepen në lukth të zbrazët.
● Pushim me kohëzgjatje 10-15 ditë.
● Nuk preferohet nxehja e regjionit lumboksakral.
● Të sëmurin gjatë mjekimit shtëpiak duhet ta vizitojë mjeku shtëpiak dhe ta vlerësojë gjendjen e tij shëndetësore.
● Këshillohet që i sëmuri të bëjë ushtrime kohë pas kohe, të shëtisë, por jo në fazën akute të dhembjeve. Aktiviteti fizik, qëndrimi i drejtë i trupit, ikja nga ngritja e peshës së rëndë, lëvizjet e pakontrolluara janë faktorë që ndihmojnë në mosparaqitjen e dhembjeve.
● Dhembjet në shpinë mund t’i provokojë cikli menstrual, dhembjet e veshkës, shtatzënia. Te cikli menstrual mund të parandalohet me dhënien e një barit me veprim analgjetik. Kurse te nënat shtatzënë është e këshillueshme të jepet tableta paracetamol, kurse barnat tjera mund të dëmtojnë frytin e nënës. Te dhembjet e veshkave këshillohet tretmani nga mjeku specialist nga sëmundjet e veshkave.
● Me urdhëresë të neurokirurgut preferohet mjekimi shtëpiak – pushim, regjim shtrati 3-4 javë.
● Në këtë periudhë është gabim fatal nëse i sëmuri dërgohet për analiza laboratorike, incizime radiografike ose të marrë injeksione në entin shëndetësor – por gjithsesi në shtëpi.
● Kontrolli pas 10-12 ditësh me kusht nëse nuk janë të paraqitura ndërlikimet si p.sh. simptoma dhe shenjat e sindromit lumboskral me konstatim neurologjik.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës