Site icon Telegrafi

“Më dhemb” – Dua Lipa kritikon ministrat britanikë për atë që thanë rreth emigrantëve shqiptarë

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka kritikuar mënyrën se si ministrat i kanë përshkruar emigrantët.

Lipa, e lindur në Londër nga prindër shqiptarë, tha se mënyra se si qeveria ka diskutuar për shqiptarët e ka ‘prekur’ atë, ndërsa ajo bëri thirrje për ‘më shumë empati’, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, veçoi ‘kriminelët shqiptarë’ teksa pretendoi se kishte një ‘pushtim’ të Anglisë në një debat të Commons për kalimet me varka të vogla të Kanalit.

Foto: Getty Images

Në një intervistë për Sunday Times, Lipa tha: “Sigurisht që dhemb. Të gjitha ato fjalë të hedhura rreth emigrantëve? Gjithmonë kam ndjerë se Londra ishte një bashkim kulturash. Është pjesë përbërëse e qytetit”.

“Kështu që kur dëgjon qeverinë që flet për shqiptarët, për shembull, të dhemb. Është dritëshkurtër dhe mendje-vogëlsi, por është mënyra se si mendojnë shumë njerëz”.

Foto: PA

“Pavarësisht se si ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë, ‘Emigrantët po vijnë dhe po zënë punë'”, shtoi ajo.

“Megjithatë, emigrantët që kanë ardhur këtu kanë fituar paratë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë. Duhet të ketë më shumë ndjeshmëri, sepse njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre nëse nuk duhet të largohen nga nevoja, nga frika për familjen e tyre”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga ana tjetër ka kritikuar veçimin e shqiptarëve nga ministrat, veçanërisht nga Braverman.

Foto: Stuart Brock/LNP

Gjatë një takimi me Rishi Sunak në mars, Rama përmendi Lipën si një shembull të suksesshëm që shqiptarët kanë sjell në Britani.

“Dua Lipa nuk është thjesht një këngëtare britanike, por ajo është një emigrante shqiptare që ka ardhur këtu, pasi shumë kanë ardhur, për të ndërtuar, për infermiere, për të gatuar dhe për të kënduar për ju, dhe ne duam të sigurohemi që ky komunitet të ndihet, jo vetëm i sigurt, por ndihet i nderuar këtu”, tha ai.


Prindërit e Lipës u larguan nga Kosova rreth vitit 1992, pasi filluan të dalin në sipërfaqe tensionet që çuan në luftën që filloi gjashtë vjet më vonë. /Telegrafi/

Exit mobile version