Një dhelpër ra njëherë në pus dhe u detyrua të priste, sepse nuk dinte si të dilte. Kur një cjap, i shtyrë nga etja, erdhi në atë pus dhe e pa dhelprën brenda, e pyeti se a ishte uji i mirë. Duke fshehur fatkeqësinë e saj, dhelpra filloi ta lavdërojë, duke i thënë se uji ishte shumë i mirë. Cjapi zbriti poshtë, pasi e kishte marrë etja dhe kur e shoi etjen filloi të mendojë me dhelprën se si mund të dilte prej pusit.
Dhelpra i tha se kishte menduar diçka mirë për të shpëtuar të dy: Çoji këmbët e para në murin e pusit dhe afroji brirët. Kur të ngjitem unë lart nëpër kurrizin tënd, kam për të tërhequr mandej edhe ty. Pas një bisedimi të gjatë, cjapi pranoi. Dhelpra kërceu në shpatullat e tij, qëndroi në brirë, doli prej pusit dhe filloi të largohet. Kur cjapi e qortoi që nuk e mbajti fjalën e dhënë, dhelpra u kthye e i tha: I dashuri cjap, sikur të kisha aq mend sa ke qime në mjekër, ti as që do të zbritje në pus para se të mendoje se si kishe për të dalë.
Edhe përkrahja e aleatëve tanë është thikë me dy tehe. Në njërën anë aleatët tanë për dialogun me Serbinë thoshin që Serbia, përkundër mosnjohjes së pavarësisë, është pajtuar që mos ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në institucione dhe agjenci ndërkombëtare, kurse në anën tjetër po na dëshmohet e kundërta. Kjo u dëshmua edhe në UNESCO. Prandaj, duhet që dialogu me Serbinë të rishikohet, sepse s’ia vlen që të vazhdohen bisedimet derisa Serbia bën një luftë të ashpër kundër shtetit të Kosovës, për ta penguar çdo nismë dhe anëtarësim të Kosovës në institucione dhe agjenci ndërkombëtare.
Qeveria e Kosovës duhet t’ia bëjë me dije edhe bashkësisë ndërkombëtare se nuk do t’i vazhdojë më bisedimet, derisa Serbia sillet në mënyrë raciste dhe fashiste dhe bën luftë të ashpër ndaj shtetit të Kosovës.
Duke e njohur Serbinë dhe agresivitetin e saj ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, nuk është dashur që në fillim pala kosovare të futej në bisedime pa kushte, sepse kështu s’jemi të barabartë në bisedime. Një ndër ato kushte do të duhej të ishte njoha e pavarësisë së Kosovës, kërkimfalja dhe kompensimi i dëmeve të luftës. Tek atëherë do të ishim të barabartë në bisedime dhe nuk do të ndodhnin kurrë këto pengesa dhe dështime, siç na ndodhi dështimi në UNESCO, që nuk do të kalojë pa pasoja për anëtarësimin e Kosovës, në institucione dhe agjenci të tjera ndërkombëtare.
Pasi që deri më tash Serbia nuk është paditur për gjenocidin që ka bërë në Kosovë, nga Qeveria e tanishme dhe qeveritë e mëhershme të Kosovës nuk besoj që do të paditet as sot e as nesër, derisa në skenën politike i kemi këta pushtetarë dhe këtë klasë politike, që mendjen e kanë vetëm tek pushteti, vjedhja, hajnia, tenderomania, paraja dhe luksi, dhe falë të cilëve jemi në këtë gjendje të mjerueshme.
Nga këto bisedime me Serbinë, Kosova deri më tash nga BE-ja nuk ka arritur ta nxjerrë të paktën liberalizimin e vizave, për popullatën e saj që ka mbetur si në kafaz, e lëre më diçka më shumë. Kurse Serbia, edhe pse shtet agresor, fal këtyre bisedimeve dhe favoreve që i bëri Kosova me nënshkrime në dëm të vetes, i fitoi gati të gjitha, liberalizimin e vizave, statusin kandidat për BE, ndihma ekonomike dhe një ‘’autonomi’’ për serbët në Kosovë, me krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, ose ndryshe siç po e quajnë serbët “Zajednica’’.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen thirrjet që çuan FIFA-n drejt mbylljes së 20% të stadiumit për ndeshjen ndaj Serbisë

Rama paralajmëron vazhdimin e punimeve në sheshin "Xhorxh Bush", akuza ndaj minsitrit në detyrë Hajrulla Çeku

SHBA dha një afat për një armëpushim në Ukrainë, vjen reagimi i parë nga Rusia

"Ne i mposhtëm ata", Ukraina zmbraps një nga ofensivat më të mëdha ruse

"Linjë direkte e fluturimit Prishtinë-Nju Jork”, Oda Amerikane diskuton me përfaqësuesit e kompanive ajrore amerikane

Formacioni i mundshëm i Kloppit me tri përforcime te Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gjesti befason me deklaratën në Big Brother VIP Albania: Unë vet e kam bërë punën që të më goditë dikush

I qeshur dhe duke bërë shenjën e grushtit - Jozi shfaqet në një tjetër video mes miqsh në Tiranë

Atentat me katër të plagosur në Tiranë, mes tyre dy të mitur

Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Meloni takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë - italiania befasohet nga furia e gazetarëve

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq