Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka ndarë shpërblimet për tatimpaguesit, eksportuesit dhe punëdhënësit e vitit 2019.
Dhe Devolli Corporation në këtë ceremoni u shpërblye me çmimin “Tatim paguesi i vitit 2019”.
Devolli Corporation me kompanitë e saja ka të punësuar mbi 2,000 punëtorë dhe mbi 15,000 bashkëpunëtorë.
Këtë çmim në emër të Devolli Corporation e pranoi një nga përfaqësuesit e Bordit menaxhues të Korporatës.