LAJMI I FUNDIT:

Deveja peruane surfon në Oqeanin Paqësor

Deveja peruane surfon në Oqeanin Paqësor

Surferi peruan Domingo Pianezzi që dhjetë vjet trajnon qentë, ndërsa tash kohën e tij dhe artin e surfimit ka vendosur t’ia lë trashëgim një deveje të Amerikës Latine.

Pianezzi (44 vjeçar) e mësoi lamën e vet Pisco, kafshën shtëpiake peruane nga familja e deveve, që të surfojë në valët e Oqeanit Paqësor. Të martën ata dolën së bashku në surf në valët e larta deri në tri metra në bregdetin e Limas, kryeqytetit të Perusë. Pisco ka qenë e mbrojtur dhe kryesisht ka qëndruar në gjunjë mbi dërrasën e surfimit. Është ngritur në këmbë për disa sekonda para se vala e detit ta rrëzonin në det.

“Kam bërë surfing me qentë, macet, por gjatë një gare në Australi kam parë se njerëzit bëjnë surfing edhe me koalat. Për këtë arsye kam menduar se ne Peruanët, do të ishte interesant të bëjmë surfing me kafshët që përfaqësojnë Perunë”, tha Pianezzi për Reuters.