Site icon Telegrafi

Despoti sjell këngën e re “Besom” me animacion 3D

Despoti (Foto: Despoti/Instagram)

Artisti i ri i estradës, Despoti, po vazhdon të sjellë projekte muzikore shumë interesante në tregun vendor të muzikës.

Projekti i tij më i fundit muzikor titullohet “Besom” – një këngë tipike e zhanrit R&B dhe hip-hop.

‘Beat’-i i këngës është realizuar nga producenti Përrqi, ndërsa vargjet e tekstit janë shkruar nga vet artisti interpretues i këngës.

Ajo që e bën edhe më të veçantë është klipi i këngës, i cili vjen si një mini-film i realizuar me animacion në 3D.

Ky vizualizim është realizuar nga artisti Kushtrim Thaqi në bashkëpunim me Fis Halilin dhe një prekje finale nga Dalmat Dobra.

Despoti përndryshe këtë vit ka qenë mjaft aktiv, teksa muaj më parë publikoi edhe albumin me titull “23”, i cili u prit tejet mirë nga fansat e muzikës së tij. /Telegrafi/

Despoti (Foto: Despoti/Instagram)
Exit mobile version